Tiranë/ Tentoi të transportonte aksesorë floriri, ora dhe sende me vlerë në kufi jashtë vendit, arrestohet 42-vjeçari

0

Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke tentuar për të transportuar sende me vlerë kontrabandë .

Pas kontrollit të policisë, 42-vjeçarit iu gjetën në mjetin e tij ora, sende me vlerë, aksesorë floriri, (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, kontrabandë pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan 42-vjeçarin, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here