Tire u la e lirë, vajza e pacientes që vdiq: Ishte vrasje e paramenduar

0

Disa ditë më parë Gjykata e Tiranës, liroi nga qelia, duke dhënë masën “arrest në shtëpi” për Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila u arrestua për korrupsion.

Pas këtij vendimi, Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës muaj më parë ndërroi jetë në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë e bukë, kërkon që sanitarja Tire Alldervishi të ndëshkohet për krimin.

“Është e pamundur edhe për mua, që fëmijët e saj të rrinë me të, të gëzojnë me të, dhe unë të shkoj të varri i mamit dhe të puth vetëm emrin e saj. Për mua dhe familjarët e mi dhe të afërmit e mi, është një vrasje me paramendim.” – thotë ajo për news 24.

Etljana thotë se i dorëzoi prokurorisë prova të pakundërshtueshme se nënën e saj, të cilën e lanë të vdiste, pasi nuk i dhanë asnjë shërbim. Sakaq, ajo thotë se Tirja nuk është fajtorja e vetme, por ka edhe bashkëpunëtorët, pasi ajo nuk punonte në pavionin ku nëna e saj ishte e shtruar.

“Dyshimi është në të gjithë stafin që ka qenë në atë kat, në pavionin e dytë, sepse Tirja ishte në pavionin e tretë, nuk kishte të bënte fare me mamin tim.”

 Teksa rrëfen se mori borxhe për të blerë edhe oksigjenin, Eltjana sot kërkon drejtësi.

“Dua që ajo të marrë dënimin që meriton. Drejtësia të shkojë deri në fund për mamin tim. Sepse jo vetëm mami im, por askush nuk e meriton, atë që përjetoi mami im në atë spital.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here