Tmerrohen banorët nga tërmeti 8.1 ballë

0

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.1 goditi bregun jugor të Meksikës. Epiqendra e tërmetit ishte 87 km në jug-perëndim të qytetit Pijijiapan në një thellësi prej rreth 70 kilometra.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për Meksikën, Guatemalën, Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në kryeqytetin e Meksikës dhe zgjatën pothuajse 1 minutë. Njerëzit dolën të tmerruar nga shtëpitë duke vrapuar në rrugë.

Disa prej tyre i thanë BBC se lëkundjet nga tërmeti ishin aq të fuqishme saqë menduan se pallatet do të rrëzoheshin menjëherë. Të paktën 5 persona raportohet se kanë humbur jetën, 4 në Meksikë dhe 1 në Guatamela. Në disa zona të qytetit pati shkëputje të energjisë elektrike.

Pas tërmetit 8.1 ballë, patu edhe disa tërmete të tjera në Paqësor që varionin nga 4.9 ballë në 5.7. Për SHBA-në asnjë paralajmërim për cunami nuk është dhënë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here