Tolgahan i bën dedikimin më romantik Almedës me një shprehje turke për shqiptaret

0

Mes të ftuarve në mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana” në Tv Klan ishin edhe Almeda Abazi me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.
Duke qenë se në puntatën e kësaj jave ishin të ftuar çifte të njohura për publikun shqiptar, atyre iu kërkua të bënin edhe një dedikim romantik për partneret. Tolgahan ishte ai që na çuditi me dedikimin e tij ndaj Almedës.
Ai ia shprehu dashurinë në shqip, por edhe me një shprehje shumë të bukur turke për vajzat shqiptare.

“Zemër! Shpirti im! Zemra ime!”, -tha Tolga në shqip, duke shtuar më tej turqisht: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”, -përfundoi ai.

Tolgahan dhe Almeda janë prindër të dy fëmijëve, djalit Efehan dhe vajzës Alina.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here