Tortura greke

0
9

Shkruan: Ayhan Demir

Në çdo rast themi se bota perëndimore është adresë e gabuar për ne. Nuk i përkasim asaj bote. Nuk mund të bëhemi si ata. Kur themi kështu na kundërshtojnë: “Në ç’epokë po jetojmë? Tashmë bota ka ndryshuar. Nuk mund të ecim me këtë mentalitet në këtë kohë!”, na thonë…

Ia arritën që shumica prej nesh të besojnë se “po jetojmë në një epokë të re dhe bota ka ndryshuar vërtet”. Unë asnjëherë nuk e besoj këtë, nuk arrij ta besoj. Nuk ka asgjë që ndryshon, ka veçse shndërrime.

Nuk do të përmendim dosjet penale të shkuara të shteteve perëndimore. Historia e shkuar e tyre është e ditur dhe e qartë, dosjet e tyre penale janë aq të fryra sa është e pamundur të fshihen. Mund të themi vetëm kaq: Mos i dhëntë Allahu mundësi mizorisë, keqësisë dhe besëtytes.

E kemi parë shumë mirë se ç’vepruan në Bosne Hercegovinë kur iu dha mundësia. Tani po shohim përsëritjen e kësaj në Siri. Shohim se si u bashkuan mizorët. Kështu apo ashtu Rusia, Amerika, Irani, regjimi i Sirisë dhe organizata terroriste janë në të njëjtën anë.

Turqia prej shumë vitesh dhe e vetme iu ka hapur portat emigrantëve në numër më të lartë se gjithë totali që mbajnë shtetet e Europës. Në normë me të ardhurat kombëtare për kokë jemi shteti që ofrojmë më së shumti ndihmë humanitare.

Pavarësisht kësaj kur iu themi shteteve europiane, “Pa kujdesuni dhe pak ju për ta”, hemen u bashkuan kundër shtetit tonë. Pas shumë kohësh arritën të bëhen unitet dhe të jenë në një mendje. Kompetentët e BE-së dhe të institucioneve të tjerë të Europës rendën drejt kufirit Greqi-Turqi.

Po shohim të gjithë së bashku se çfarë po jetohet në kufirin Greqi-Turqi. Po shtijnë zjarr e po hedhin gaz lotsjellës drejt burrave dhe grave, drejt shtatzënave apo fëmijëve, të moshuarve apo të rinjve pa asnjë dallim. Ata që kalojnë kufirin i zhveshin, i torturojnë dhe i fyejnë. Iu sekuestrojnë të gjithë sendet, paratë dhe telefonat e kthejnë pas krejt lakuriq.

Europianët, ashtu si dje, edhe sot në normë të konsiderueshme sillen indiferent ndaj emigrantëve dhe veprimeve që bëhen ndaj tyre.

Këta skena nuk janë të panjohura edhe për popullin tonë. Gjatë Luftës së Ballkanit, gazetat që publikoheshin në Europë, thuajse nuk i kanë parë aspak torturat që grekët ushtronin ndaj muslimanëve. Të gjithë e dinë se çfarë keqësish grekët ndaj popullit turk musliman. Aq i madh është mllefi i grekëve ndaj Islamit dhe turqve muslimanë sa, për shembull, për disa vite, Selaniku, si një zonë islame, është pastruar nga muslimanët.

Selaniku, ashtu si Stambolli dhe Bursa, ka qenë i kapluar nga pylli i minareve. Ata që shohin kartolinat e hershme që i përkasin këtij qyteti, shohin pamje minaresh të bardha të pafund që zgjaten drejt qiellit. Kur grekët shtinë në dorë Selanikun njëri prej veprimeve të parë të tyre ishte hapja e një tenderi për rrëzimin e minareve. Në një kohë të shpejtë janë ndryshuar emrat e vendbanimeve, nëpunësit me pamje muslimani janë dëbuar nga punët e tyre.

Pas Luftës së I-rë Botërore në kohën kur grekët shtinë në dorë Izmirin dhe më pas sulmuan Anadollin Perëndimor, mizoritë, torturat dhe veprimet çnjerëzore që përjetuan ushtarët dhe rreshterët tanë që ranë peng në dorën e tyre, përputhen një më një me këta pamje. (Burim: Robërit tanë të ngratë në tokat greke, Shtëpia Botuese Bedir)

Në vitet e Luftës Çlirimtare vendet që u pushtuan nga grekët erdhën në një gjendje që thuajse ishte e pamundur të jetoje në ta. Forcat pushtuese greke kishin djegur e rrënuar një të katërtën e Anadollit. Gjurmët e masakrës së madhe mund të shihen ende në rrethet si Bilecik dhe Manisa, të cilët grekët i dëmtuën më së shumti.

Grekët, gjatë pushtimit në Bilecik së pari rrënuan veprën e parë me kupolë të osmanëve, Xhaminë Orhan Gazi, Kompleksi Nilüfer Hatun që u ndërtua nga Murati I, Xhamia Osman Gazi që u ndërtua nga Orhan Gazit për të atin, rrënuan xhaminë Emirler dhe Karacalar.

Ata zhdukën 90% të qyteteve Manisa dhe Kasaba, 70% të qyteteve Alaşehir dhe Salihli. Sipas të dhënave zyrtare në Anadollin Perëndimor kanë rrënuar 142 mijë ndërtesa fetare që iu përkisnin muslimanëve. Në disa vendbanime numri i ndërtesave që arritën të mbeten në këmbë është më pak se 10%.

Nuk ka mbaruar ende: Qyteti Edirne gjatë pesëdhjetë viteve të fundit është pushtuar tre herë. Pushtimi i parë u bë nga rusët, i dyti nga bullgarët, ndërsa i treti nga grekët. Ushtria greke nën mbrojtjen e anglezëve dhe francezëve, krahas këtij qyteti, pushtoi edhe Kırklareli, Tekirdağ dhe rrethinat e tyre. Kur pushtuan Edirnenë nuk lanë pa vendosur shenjën e kryqit mbi stemat e ushtarëve të prodhuara në seri, e ushtarëve që gjendeshin në Edirne dhe në Selimije.

Grekët, sapo pushtuan Izmirin e sotëm dhe rrethinat, po ashtu edhe rrethin Aydın, së pari shtinin në dorë arsimin. Qëllimi i tyre ishte të paralizonin sistemin tonë arsimor. Dëshironin që turqit muslimanë ti edukonin sipas programit mësimor grek, sipas historisë dhe kulturës së tyre. Përveç kësaj në vende si İzmir, Kütahya dhe Ayvalık gjithmonë përdornin stemat tona duke iu vendosur të vetat mbi vete.

Edhe një herë le të heshtim ne e të flasin arkivat. Vepra me titull “Copëtimi i Turqisë dhe politika angleze”, e përgatitur në dritën e dokumentave të fshehtë në arkivën shtetërore angleze, parashtron këta tortura. (Ö. Andaç Uğurlu, Shtëpia Botuese Örgün)

Nga Komisari i Lartë Anglez në Stamboll, Admirali Arthur Calthorpe, në datën 8 qershor 1919, dërgohet një raport me një fjali drejt Ministrit të Jashtëm Anglez Lord Curzon: “Grekët e kanë shndërruar Izmirin në një thertore.”

Në një raport tjetër të cilin Komisari i Lartë Anglez në Stamboll, Admirali John de Robeck, ia dërgoi Ministrit të Jashtëm Anglez Lord Curzon në datën 9 Mars 1920, thuhet: “Turqit nuk mund të hynë nën drejtimin grek, në veçanti pas maskarallëkut që grekët bënë në Izmir. Rreshterët anglezë dhe burrat tanë bëjnë bashkëpunim me grekët në vrasjen e turqve.”

Kur gjithë këta keqësi, kjo urrejtje, ky mllef janë kaq të qarta, ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse sillemi bëjmë padrejtësi ndaj ushtarëve që janë zënë si robër, njerëzve tanë të vrarë, familjeve të zhdukura, grave tona të vrara.

Fjala e fundit e jona qoftë kjo: Armiku është gjithmonë armik. Ai që bën keq një herë, e bën përsëri.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here