Trafik droge e prostitucion, policia i sekuestron shtëpi, dyqane dhe makina ‘të fortit’ nga Laçi

0

Kurbin

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete që dyshohen si pasuri që janë vënë me burim të dyshimtë kriminal të një personazhi të njohur në Kurbin.

Me datë 13.09.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të Panit të Masave “VJESHTË 2017” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” si dhe në kuadër të Procedimit penal të vitit 2017, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit V. H., u bë vendosja e sekuestros preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:

a) 2 njësi tregtare (ambiente biznesi bar kafe & parukeri)
b) 2 godina banimi (1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)
c) 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2
d) 5 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme )
Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.

Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë. Vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e rasteve të tjera.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here