Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 46 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Mes tyre 12 fëmijë (VIDEO+FOTO)

0

BULLGARI-Një tjetër tragjedi shqiptare në rrugët e Ballkanit. Jetët e 46 perosna nga Maqedonia e Veriut, shumica shqiptarë, janë ndërprerë në mes në një aksident shumë të rëndë të ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Udhëtimi në Stamboll ishte i fundit edhe për 12 fëmijët mes 46 shqiptarëve të cilët përjetuan ferrin teksa autobusi i tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

7 personat e plagosur, 2 gra dhe 5 burra janë në spital në Sofje dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë pësuar djegie në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mediave bullgare, ata mundën të mbijetonin pasi u hodhën nga dritaret e autobusit.

Autobusi, një nga tre që po udhëtonin në kolonë, ku udhëtonin 51 pasagjerë dhe 2 shoferë, ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo pak pas orës 21:00, në mesnatë ka ndaluar në një pikë karburanti dhe rreth orës 2.00 ka ndodhur aksidenti tragjik. Autobusi ka thyer rreth 50 metra mbrojtëse metalike të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve shkaqet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Bojko Rashkov e përshkroi aksidentin si ngjarjen më të tmerrshme që kishte parë ndonjëherë.

“Pamjet janë të tmerrshme, jo të gjithë mund t’i durojnë. Nuk kam parë kurrë nëj gjë të tillë në jetën time”, tha ai.

Identifikimi i viktimave është i vështirë për shkak se trupat kanë pësuar djegie të mëdha nga flakët. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbërriti në Bullgari, për të ndjekur nga afër situatën, teksa u shpreh se ishte i tmerruar nga ngjarja e rëndë.

Kjo e dyta tragjedi me udhëtarë shqiptarë në rrugët e Ballkanit pas asaj të korrikut të kaluar kur duke udhëtuar nga Gjermania në Kroaci 10 qytetarë nga Kosova humbën jetën dhe 45 të tjerë mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.

10 viktima dhe 45 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here