Pas goditjes nga një tërmet shkatërrimtar prej 8.4 ballësh, është rritur në mënyrë të frikshme numri i të vdekurve në Meksikë. 27 trupa të pajetë janë gjetur deri më tani ndërsa nuk është e qartë se sa të tjerë vijojnë të jenë të humbur.
Në vend si dhe në shtetet e ishujt pranë pjesës jugore të Meksikës vijon të ketë alarm për një cunami të mundshëm ndërkohë që kanë nisur evakuime masive.
Tërmeti, më i fuqishmi që godet Meksikën që prej vitit 1985 kur humbën jetën mijëra persona, ka shkaktuar dëme materiale të jashtëzakonshme ndërkohë që zona më e prekur është ajo e Oaxaca-s, ku 20 persona kanë humbur jetën.