Tragjedia e familjes shqiptare, ndërron jetë 2-vjeçari që ra nga kati i tretë

0

Tragjedi për një familje shqiptare në Itali. Disa ditë më parë raportuam se një fëmijë, vetëm 2 vjeç, kishte rënë nga lartësia dhe ishte në gjendje shumë të rëndë në spital. Por mediat italiane kanë dhënë tashmë lajmin e trishtë se i mituri nuk i ka shpëtuar dot plagëve të rënda që kishte pësuar dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në periferi të Monza-s. Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje ishte fakti se i vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

Por vetëm një moment shpërqendrimi, shkaktoi këtë incident të rëndë. Kjo pasi gjyshi kur ka rënë fëmija ka qenë në kuzhinë. I mituri kur është zgjuar i ka shpëtuar syrit të tij dhe është ngjitur në dritare me anë të një karrigeje. Pasi është zvarritur ka rënë nga kati i tretë./tvklan.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here