Tragjedia/ Po lufton prej disa orësh me jetën, Meta viziton pas pak te “Trauma” vajzën e mitur të familjes Tola

0
3

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të vizitojë këtë mbrëmje, në orën 18:30, vajzën e mitur të familjes Tola nga Bulqiza, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Merita Tola është e vetmja që mbijetoi, pas tragjedisë në familjen Tola, në Ostren të Bulqizës, ku nga rrjedhja e gazit humbën jetën nëna me dy fëmijët adoleshentë, Rudinën 18 vjeçe dhe Fatjonin 14 vjeç.

Pak më parë, Presidenti Meta iu shprehu ngushëllimet e thella familjarëve për tragjedinë, ndërsa më vonë do të shkojë te Spitali i Traumës për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të të miturës./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here