Tragjike, babai i 3 fëmijëve digjet për së gjalli brenda në shtëpi

0
4

Një cigare e ndezur mund të jetë shkaku i vdekjes së një 29- vjeçari grek. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 06:45 teksa ai ka qenë vetëm në shtëpinë e tij, pasi familja kishte shkuar në Kalavryta, raportojnë mediat greke.

Eleftherios Pantazis u asfiksua dhe gjeti vdekjen nga zjarri që përfshi banesën e tij në katin përdhesë të një shtëpie dy katëshe në ‘Rrugën Aginoros’ në zonën Itea të Patras.Një cigare e ndezur mund të jetë shkaku i vdekjes së një 29- vjeçari grek. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 06:45 teksa ai ka qenë vetëm në shtëpinë e tij, pasi familja kishte shkuar në Kalavryta, raportojnë mediat greke.

Nga hetimet paraprake Pantazis rezulton se ai nuk ka mundur të hapë dot grillat e shtëpisë dhe shkak i zjarrit mund të ketë qenë një cigare e ndezur.

29-vjeçari lë pas tre fëmijë të vegjël.

Dyshohet se zjarri filloi në pjesën e përparme të shtëpisë dhe 29 –vjeçari ishte bllokuar në të, duke mos arritur të hapte grilat e dritareve.

Kanë qenë shërbimet e zjarrfikëses ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të babait të tre fëmijëve si dhe fikjen e zjarrit në banesë. /tvklan

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here