Tragjikomedi në prapaskenat e serialit “Hercai”, ja çfarë bëjnë fansat

0
2

Telenovela “Hercai” është shndërruar në një fenomen, i cili i ka kthyer përmbys
mediat sociale. Skenaristët dhe producentët kanë mbetur të shokuar kur nuk
kanë gjetur dot gurët e varrit në shesh xhirim.
Protagonistët e telenovelës janë Akin Akinozu dhe Ebru Sahin, të cilët po arrijnë
famën e vërtetë për herë të parë përmes telenovelës “Hercai”. Duke qenë se
personazhit kryesor i kanë vdekur prindërit, disa skena të telenovelës janë
realizuar në varreza ku dhe janë blerë dy parcela që mbajnë emrin e prindërve të
vdekur. Mirëpo fansat pasi kanë mësuar vendin ku ndodhen këto varreza kanë
marrë kokat e varreve me vete.

Kur ekipi ka shkuar për të xhiruar në varreza është shokuar kur nuk ka gjetur
gurët e varrit në vend. Pas kërkimeve është zbuluar se gurët janë marrë nga
fansat.
Një ngjarje tragjiko komike e cila nuk përfundon vetëm me kaq. Një numër i
madh fansash mundohen vazhdimisht të zbulojnë vendet se ku po xhirohet lmi
në mënyrë që të bëjnë kamera të fshehta dhe të nxjerrin ndonjë fragment të
lmit në media sociale para se ai të transmetohet. Për këtë arsye ekipi i
produksionit ka deklaruar se do të llojë të marrë masa ligjore. ©gazetapaloma

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here