Transportonin me furgon 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë

0

Tre persona janë vënë në prangat e Policisë së Korçës pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në një furgon tip Benz që u ndalua në rrugën Korçë-Pogradec u gjetën të fshehur 13 emigrantë ilegalë. Atyre u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Në flagrancë u arrestua shoferi i furgonit, A.B. 44 vjeç. Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të tij, të cilët udhëtonin me një makinë tjetër dhe kontrollonin rrugën përpara nëse kishte prezencë policore. Edhe këta të dyshuar, R.H. 22 vjeç dhe O.B. 28 vjeç, u arrestuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here