Tre leopardë dëbore ngordhën nga Covid-19, në një kopsht zoologjik në Nebraska

0

Tre leopardë dëbore ngordhën nga Covid-19, në një kopsht zoologjik për fëmijë në Nebraska, këtë javë.

Ranney, Everest dhe Makalu të Kopshtit Zoologjik të Fëmijëve ”Lincoln” e morën virusin në tetor.

”Kjo humbje është vërtet zemërthyese dhe ne të gjithë jemi të pikëlluar së bashku”, shkroi kopshti zoologjik të premten në një postim në Facebook.

”Kopshti zoologjik tha se nuk e di se si leopardët u infektuan me virusin”, raportoi ”USA Today”.

Veterinerët i trajtuan me steroide dhe antibiotikë, por pa rezultat.

Dy tigra sumatranë, Axl dhe Kumar, gjithashtu u infektuan me virusin, por u shëruan.

Kopshti Zoologjik i Fëmijëve ”Lincoln” ka qëndruar i hapur gjatë gjithë kohës.

Disa leopardë dëbore në të gjithë vendin kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 gjatë gjithë pandemisë.

Shumë kopshte zoologjike kanë vaksinuar një përqindje të madhe të kafshëve të tyre kundër virusit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here