Tre skenarët e ‘luftës’ ndaj koronavirusit. Kompania britanike zbardh strategjinë për t’u përballur me virusin. Sa mund të zgjasë karantinimi dhe kur pritet vaksina

0
2

Shumica e vendeve në Azi, Europë dhe Amerikën Veriore janë të mbyllura për të ngadalësuar përhapjen e virusit COVID 19.

Kjo është strategjia e “shuarjes”, dhe do duhet që të parandaloje që ritmet e vdekjeve të rriten eksponencialisht për një farë kohe. Pyetja pa përgjigje është: Çfarë do të bëjmë me tej?

 

 

Nuk ka strategji dalëse!

 

“Kjo paketë e ndërhyrjes intensive (distancimi social i gjithë popullsisë, izolimi në shtëpi i rasteve me COVID-19, karantinimi në shtëpi i familjeve dhe anëtareve të tyre) do duhet te vazhdojnë të mbahen derisa një vaksinë të jetë e gatshme (potencialisht në 18 muaj ose më shumë) duke marrë te mirëqene se rastet e transmetimit do të shtohen frikshëm në rast se këto masa relaksohen”.

Kjo është një përmbledhje e raportit ekzekutiv të “Imperial College Londoni” cili të hënën detyroi qeverinë Britanike të braktisë politikën fillestare të “çmendur” të të lënit të infektimit të rritej lirshëm, duke shpresuar se popullsia (ose ç’ka do kishte ngelur nga kjo popullsi) do të arrinte “imunitetin e tufës”.

Skuadra prej 30 vetash e “Imperial College” vlerësoi se një “epidemi e pa parandaluar” – pa mbyllje shkollash, baresh e restorantesh, aktivitetesh, pa karantine rastesh te dyshuara dhe pa distancim social, etj, – do të shkaktonte në mënyre direket 510,000 vdekje në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjate valës së parë të infeksioneve (nga tani deri në Korrik ose Gusht).

Rastet do të rriteshin frikshëm përgjatë Marsit dhe kërkesa për shtretër të kujdesit intensiv do të kalonte mundësitë që spitalet ofrojnë në javën e dyte të Prillit. Përgjatë pikut të valës se parë të infeksioneve që do të arrihej në mes të Majit, kërkesa për shtretër do të ishte 30 herë me e madhe se mundësitë reale që disponon sistemi.

Të njëjtat përllogaritje u bene dhe për SH.B.A dhe konkluzionet ishin që rreth 2.2 milion amerikanë do të vdisnin vetëm përgjatë valës së parë te infektimeve. Kjo shifër ishte instrumentale për ta lëvizur administratën e presidentit Trump nga pozicionet mohuese, apo te mos dhënit rendësi. Këto shifra astronomike rastesh do te paralizonin sistemet mjekësore te të dy vendeve dhe si pasoje do të sillnin dhe një valë të dytë vdekjesh si pasoje e mosarritjes së dhënies në kohë te ndihmën së duhur mjekësore.

Atëherë studiuesit vazhduan me skenarin e dyte atë te zbutjes dhe parandalimit. Kjo bazohej ne “sheshimin e kurbes” se infeksioneve e cila ne ketë skenar do te arrihej ne fund te Qershorit. Në ketë skenar rastet e dyshuara si te infektuara do te izoloheshin ne  shtëpi dhe familjet e tyre do te karantinoheshin, shkollat dhe kopshtet do te mbylleshin, 70 vjecarët e lart do të veteizoloheshin, por, dyqanet, baret dhe restorantet qëndrojnë hapur si dhe eventet sociale, etj dhe ekonomia pëson impakt minimal.

Pasojat e këtij skenari janë disi me te mira por gjithsesi periudha e pikut te rasteve është aq e larte saqe e kolapson sistemin mjekësor. Totali i vdekshmërisë ulet me pothuaj 50% me një numër prej 250,000 vdekjesh ne Britani dhe rreth 1 milion ne Amerike. Me këto rezultate ne dore skuadra e “Imperial College” atëherë vazhdoi përllogaritjet për skenarin e trete.

Shuarja ose “mbyllja totale” varet si doni ta quani. Shuarja ul në mënyre drastike kontaktet njerëzore në mënyre qe te reduktoje ne minimum ritmin e shpërndarjes se infeksionit. Ne ketë skenar distanicimi social i aplikohet çdokujt jo vetëm mbi 70 vjecarëve, dhe pothuaj çdo aktivitet publik me përjashtim te marketeve dhe farmacive janë mbyllur. Ky skenar jep rezultate pasi ne disa jave rastet e vdekjeve dhe infeksioneve te reja bien në mënyre drastike por ekonomia pëson rënie të forte me 6% ose me shume deri në fund te vitit.

Ky është tani skenari dhe politika që po ndjekin të gjitha vendet e zhvilluara, vdekjet në mase nuk janë më opsion për askënd. SH.B.A janë ende në skenarin e dytë “zbutje dhe parandalim” pasi duhet një farë kohe për një “supertank” si Trump te marrë kthesën, por New Yorku dhe disa qytete dhe shtete te tjera amerikane kane lëvizur për në skenarin e tretë atë të “shuarjes”.

E gjitha ka ndodhur kaq shpejt dhe shumica e qeverive vetëm tashme po kuptojnë se kjo do të zgjasë për një kohe relativisht te gjate. Ne fakt, vetëm në rastin se ky virus dështon të shkaktoje një valë tjetër infektimesh përgjatë dimrit te ardhshëm (dhe kjo ende nuk dihet), atëherë më shumë mundësi do të ngelim në karantine për një pjesë të madhe kohë derisa një vaksinë efektive te jetë e gatshme (siç thamë me sipër kjo nuk pritet për 12-18 muajt e ardhshëm).

Ndërkohe, me e mira që mund te shpresojmë është relaksimi i këtyre masave kur rastet e reja te kenë rënë aq poshtë sa do të lejonin një apo dy muaj kthim ne jete normale para se kurba te rritej sërish dhe masat te rivendoseshin.

Harta e botes

Nga ana ekonomike goditja do të ishte e barabarte ose më e madhe se Recesioni i Madh i 2008/09. Sfida e madhe do të jetë të shpëtosh gjithçka që mundet nga falimentimi si bare, resotrante, linja ajrore, biznes i vogël e i madh dhe çdo aktivitet tjetër të ndërmjetëm. Të mbash të papunët që do lindin si pasoje e kësaj krize larg varfërisë, sërish do të jetë detyre ekstreme. Mbajtja e bankave me oksigjen pas falimentimeve të shumta dhe kredive te pashlyera do të jetë gjithsesi e pamundur për shume shtete (vetëm nëse bankat qendrore hedhin para nga helikoptere).

Por ne gjithë ketë tablo te zymte ka një fije te argjendtë nëse ju intereson. Ne çdo vend ne kolektivisht kemi vendosur pa as edhe një diskutim se ne kujdesemi me shume për jetën e bashkëqytetareve tanë se sa për ekonominë që tashme në çdo skenar duket e dënuar. / Përgatiti për Panorama.al Almir Dhimitri

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here