Treni me shpejtësi 600 km/h, kalon me sukses udhëtimin i parë testues

0
2

Një tren që arrin shpejtësinë maksimale prej 600 km/h kreu me sukses udhëtimin e parë testues.

Pas 4 vitesh punë, ai arriti të përfundojë me sukses udhëtimin e parë në një hekurudhë në Shangai. Në ndërtimin e trenit gjigant janë përfshirë ekspertë inxhinierë dhe shkencëtarë nga 30 ndërmarrje të ndryshme, universitete dhe institute kërkimore.

Projekti për ndërtimin e këtij treni ka nisur në vitin 2016 dhe pritet që prodhimi në seri i trenit të nisë në fund të këtij viti.

Treni me shpejtësi 600 km/h mendohet se do të mbushë hapësirën mes trenave të shpejtë dhe transportit ajror, për të lejuar udhëtimet në distanca të gjata me më pak kosto për personat e shtresave të ndryshme shoqërore.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here