Tridhjetë vjet nga eksodi i shqiptarëve, PD: Njeriu që shkaktoi largimin e njerëzve nga Shqipëria, del e flet për këtë fenomen

0
15

Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Brindizi, në 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve për në Itali.

Zhupa thekson se Rama shkaktoi largimin e njerëzve nga Shqipëria dhe del e flet për fenomenin, që krijoi vetë.

Postimi i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa:

Njeriu që u shkaktoi shqiptarëve emigrimin e dytë më masiv në 30 vite del e flet për eksodin! Tallja me shqiptarët nuk ka fund!

Nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, 500 mije shqiptarë u detyruan të emigrojnë në 8 vite dhe qindra mijëra të planifikojnë të ikin.

Sot duhet të reflektojmë dhe te bashkohemi që të largojme të keqen e madhe!

Mos të largohen shqiptarët nga vendi i tyre por të largojmë Edi Ramën!

Më 25 prill, Lulzim Basha i kthen Shqipërinë shqiptarëve! Rama humbet dhe Shqipëria Fiton!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here