Tronditet Milan, dy titullarë pozitiv përpara sfidës me Juven, Pioli me dhimbje koke

0
15

Pak orë përpara sfidës më të rëndësishme kundër Juves në “San Siro”, Stefano Pioli merr një lajm shumë të hidhur. Dy lojtarë, të projektuar si titullarë, Rebic dhe Krunic kanë rezultuar të prekur nga COVID-19. Kuqezinjtë iu nënshtruan testit përpara derbit të Italisë, ku dy prej tyre, pikërisht Rebic dhe Krunic rezultuan pozitiv.

Trajneri Pioli duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë pasi gjatë gjithë javës kishte punuar me këto dy lojtarë në formacion, një situatë aspak e mirë në një ndeshje ku COVID-19 po kthehet në një shqetësim të madh. Jo vetëm Milan, kujtojmë që edhe dy lojtarë të Juves, Alex Sandro dhe Cuadrado rezultuan pozitiv një ditë më parë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here