Trump dhe Erdogan do të takohen javën e ardhshme në New York

0

Trump dhe Erdogan do të takohen javën e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, do të zhvillojë një takim me homologun e tij nga Turqia, Recep Tayyip Erdogan, që do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten e ardhshme në New York.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdogan-in do të mbahet të njëjtën ditë kur presidenti amerikan do të takojë edhe krerët e Afganistanit dhe Ukrainës.

Marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Ankarasë janë të tendosura si pasojë e strategjisë amerikane mbi Sirinë dhe pranisë së vazhdueshme në SHBA të udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen.

Ankaraja zyrtare kërkon ekstradimin e Gylenit në Turqi në lidhje me grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilin jetën e humbën 250 qytetarë dhe mbi 2.200 të tjerë mbetën të plagosur, në tentativën e njësive ushtarake të kryesuara nga oficerë të FETO-s për të marrë pushtetin në Turqi.

Turqia akuzon Gylenin se është ideatori i përpjekjes së përgjakshme të grushtit të shtetit.

Që nga viti 1999 ai jeton në SHBA. (AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here