Trupa teatrale Turke performon përpara qytetarëve elbasanas

0
42

Trupa teatrale e Ankarasë ka performuar përpara qytetarëve artdashës të Elbasanit. Ajo ndodhet në këtë qytet në kuadër të Festivalit të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2020” që po mbahet në këtë qytet.

Trupa teatrale shtetërore e qytetit të Ankarasë mori pjesë në këtë festival me veprën vendore teatrale “Libraria e Pafundësisë” (Sonsuzluk Kitabevi).

 Vepra është shkruar nga Sabahattin Kudret Aksal dhe me regji nga Drejtori i Përgjithshëm i DT-së, Mustafa Kurt, “Libraria e Pafundësisë” u shfaq për artdashësit në hyrjen kryesore të Kalasë së Elbasanit.

 Përveç artdashësve të shumtë, të pranishëm ishin edhe zëvendësambasadorja e Turqisë në Tiranë, Orkide Deniz Akyamaç, Drejtori i Përgjithshëm i DT-së, Mustafa Kurt, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, artistë dhe përfaqësues të institucioneve vendore të Elbasanit. 

Pas përfundimit të shfaqjes,  Drejtori i Përgjithshëm i DT-së, Kurt, në një deklaratë për mediat tha se kanë patur një bashkëpunim edhe të mëparshëm më këtë festival, pasi kanë marrë pjesë edhe në edicionin e dytë të tij. 

“Jemi shumë, shumë të nderur, shumë të kënaqur që kemi ardhur. Përshtypjet më të mira kemi për Elbasanin. Kemi pasur një bashkëpunim të mëparshëm. Ne kemi marrë pjesë në edicionin e dytë të këtij festivali, i cili është një festival që ka më shumëse 20 vjet në vazhdimësinë e tij. Nga ana tjetër ne kemi disa festivale ndërkombëtare që organizojmë si Drejtoria e Teatrove Shtetërore të Turqisë, një nga ata është i Bursës. Shpresoj një bashkëpunim akoma më i thellë dhe më i vrullshëm do jetë”, tha Kurt

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, në deklaratën për mediat tha se kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë me disa bashki të Turqisë, gjithashtu edhe me tetarin kombëtar turk. 

“Është një eveniment për qytetin e Elbasanit, por edhe kam idenë për Shqipërinë e Mesme, pasi pas pandemisë dhe pas mbylljes, këto janë aktivitetet e para të mëdha ndërkombëtare që po bëhen në Shqipëri. Kuptohet, jemi përpjekur në maksimum në kushtet e pandemisë të ruajmë distancën. Është një gjë shumë e mirë për qytetin, për ta rikthyer jetën kulturore, për të rikthyer jetën artistike”, u shpreh ai ndër të tjera.

Libraria e Pafundësisë” tregon historinë e një njeriu  dëshiron t’u dërgojë librat e shkrimtarëve  kanë shkruar vepra  pavdekshme  gjithë  njohurve  tijgruas  tijmiqve dhe njerëzve, duke synuar  bëhet i pavdekshëm me vepra  pavdekshme.

Në rolet kryesore në shfaqjen qw realizoi Teatri Shtetëror i Ankarasë u paraqiten Özgür Deniz KayaOrida Yıldıran dhe Gizem Yönel.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here