Turqi, mbi 4,2 milionë turistë të huaj në periudhën janar-maj

0
7

Turqia ka pritur mbi 4,2 milionë turistë të huaj në pesë muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), numri i të huajve që vizitojnë vendin ra në 66,35 për qind në periudhën janar-maj në bazë vjetore, sipas të dhënave.

Qyteti metropolitan historik i Stambollit ishte destinacioni kryesor për turistët, duke pritur 54,86 për qind nga numri i përgjithshëm i të gjithë vizitorëve, rreth 2,3 milionë.

Edirne priti 13,27 për qind ose afro 570 mijë vizitorë të huaj në të njëjtën periudhë.

Qyteti turistik mesdhetar Antalya ishte i treti për nga numri më i lartë i vizitorëve të huaj, me rreth 432 mijë gjatë pesë muajve të parë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here