Turqia kritika BE-së për refugjatët

0

Ministri Çavusoglu kritika BE-së për "refugjatët"

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, në lidhje me krizën e Sirisë tha se “Askush nuk dëshiron të ndajë barrën”, duke vlerësuar përpjekjet e Turqisë, Libanit dhe Jordanisë për krizën e refugjatëve. Ministri Çavusoglu, në kuadër të bisedimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një fjalim në takimin e nivelit të lartë ku është diskutuar për krizën e Sirisë.

Duke vënë në dukje se pa gjetur zgjidhje ndaj krizës në Siri nuk mund të sigurohet stabiliteti dhe besimi, Çavusoglu ka shtuar se duhet të forcohet edhe armëpushimi i arritur në këtë vend.

“Në Siri jo vetëm kundër organizatës terroriste DEASH, por duhet të tregohet kujdes edhe në luftën kundër ndaj një tjetër organizate terroriste si YPG”, është shprehur Çavusoglu, duke theksuar se YPG-ja detyron arabët sunnitë dhe kurdët që të largohen nga vendet ku ato ndodhen.

Më tej ai ka shtuar se Turqia ka strehuar 300 mijë qytetarë sirianë kurdë dhe se 90 për qind e tyre janë detyruar të shpërngulen nga vendbanimet e tyre nga YPG-ja.

Pasi ka folur edhe për rindërtimin e Sirisë, ministri Çavusoglu ka shpjeguar se Bashkimi Evropian po interesohet dhe ka kapacitetin për këtë çështje, por se nuk janë zbatuar premtimet e dhëna.

Ministri Çavusoglu duke rikujtuar se BE-ja ka premtuar për të ndihmuar vendet fqinje me Sirinë, ka shprehur kritika ndaj BE-së e cila nuk ka përmbushur premtimet që ka dhënë.

Duke theksuar se Turqia ka shpenzuar 30 miliardë dollarë për refugjatët sirianë, ai tha se komuniteti ndërkombëtar në këtë çështje ka kryer një ndihmë vetëm prej 520 milionë dollarë ndaj Turqisë “ku kjo nuk është asnjë gjë.”

Gjithashtu shefi i diplomacisë turke, ka shtuar se pas operacionit “Mburoja e Eufratit” më shumë se 100 mijë sirianë janë kthyer në qytetet si El-Bab, Dabik. Pasi ka bërë të ditur se personat që kanë mbetur të detyruar të largohen nga Siria dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre, Çavusoglu, tha se “Si do të kthehen këta njerëz të pambrojtur pa krijuar një mjedis të favorshëm?. Si Turqi ne do të vazhdojmë të mbështesim BE-në dhe jemi të gatshëm për një bashkëpunim më të mirë”. (AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here