Turqia nderon Kosovën, Kulla Atakule në Turqi ndriçohet me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë

0
1

Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të Ankara-së Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të Kosovës, njofton KosovaPost.

Kulla e famshme në Atakule e cila është simboli i Ankarasë është ndriçuar me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në shfaqen me drita të realizuar në ekranin mbi kullë me ngjyrat e flamurit të Kosovës u reflektua në turqisht, anglisht dhe shqip mesazhi:
“Kosovë, shtet mik dhe vëlla, urime përvjetori i 12 i Pavarësisë  ”.

Ky ndriçim i cili kryhet për herë të parë për një shtet ka sjellë edhe një atraksion turistik për personat që kanë vizituar kullën.

Në një deklaratë nga bashkia e Ankarasë pasi është vënë në dukje se kulla Atakule deri më tani është ndriçuar shumë herë gjatë ngjarjeve thuhet se: “propozimi për ndriçimin e kullës për Kosovën ka ardhur nga bashkëkombasit dhe se të gjitha shpenzimet janë paguar nga bashkia e Ankarasë.”/kosovapost

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here