Turqia nuk ndalet/TIKA shpërndan ndihma për familjet në nevojë

0
8

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit dhe në kushtet e bllokimit të shumë familjeve për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon shpërndarjen e ndihmave në Shqipëri për familjet në nevojë.

Gjatë ditës së sotme TIKA ka ndarë pako ushqimore për 350 familje në nevojë të komunitetit rom dhe egjiptian në Qarkun e Tiranës.

Rivelino Cuno, kryetari i Partisë për Evropianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë dhe përfaqësues i komuniteteve egjiptian dhe rom, për AA tha se ndihmat shkojnë për familjet më në nevojë.

“Ne e kryem këtë obligim dhe jemi shumë të kënaqur në këtë aspekt sepse sot këtyre familjeve iu është rikthyer të paktën shporta ushqimore e cila iu ka munguar në këto ditë që kemi kaluar. Ka pasur familje që nuk kanë pasur bukë në shtëpi prej ditësh dhe sot ne mundësuam ndihmat. Agjencia TIKA ka mundësuar gjithë këtë kontribut dhe institucionet turke janë gjendur pranë familjeve në nevojë”, theksoi Cuno.

Pakot më ndihma për familjet në nevojë përfshijnë produkte të ndryshme ushqimore si vaj, fasule, kripë, sheqer, miell, makarona dhe produkte të tjera.

Shperndarja e ndihmave do të shtrihet edhe në rrethe

TIKA do të shpërndajë gjithsej 3.500 pako ushqimore për familjet në nevojë, familjet nga komuniteti rom dhe egjiptian dhe jetimët në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë ditës së shtunë TİKA do të jetë në Kukës dhe më pas ditën e djelë në disa zona të tjera ku do të vazhdojë shpërndarja.

Shteti turk i ka ardhur në ndihmë shqipërisë në çdo situatë të jashtë zakonshme, oor jo vetëm. Krahas ndihmave që Turqia shpërndan përms Agjencisë TİKA, edhe organizata të ndryshme të ndihmuara nga ky vend, shpërndajnë mijëra pako ushqimore për familjet në nevojë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here