Koronavirusi/Turqia prodhon pajisje mekanike të frymëmarrjes

0
4
A view of a woman's eye looking through a hole in some colorful paper

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka njoftuar se Institucioni i Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKEK) duke përdorur 100 për qind mundësitë vendase dhe kombëtare ka prodhuar pajisjen mekanike të frymëmarrjes.

Ministri Akar ka vëzhguar pajisjen mekanike të frymëmarrjes e cila është emërtuar “Sahra” dhe prodhuar nga MKEK. Ai ka marrë informacione nga drejtori i përgjithshëm i MKEK, Yasin Akdere, lidhur me pajisjen dhe punimet e kryera.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarit të AA-së, Akar tha se “Turqia po zhvillon një luftë të ashpër kundër koronavirusit. Ministria e Mbrojtjes në këtë luftë është përpjekur të përmbushë në mënyrën më të mirë detyrën e saj. I kemi bërë të gjtiha dhe vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të qenë të suksesshëm në këtë luftë”.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes duke zhvilluar aftësitë e saj ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në prodhimin e produkteve mbrojtëse shëndetësore.

“Prodhimi i maskave, veshjeve dhe dezinfektantëve është në vazhdim. Në kuadër të udhëzimeve të presidentit tonë vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të përballuar edhe nevojat e vendeve mike dhe aleate. Kemi prodhuar pajijsjen mekanike të frymëmarrjes ‘Sahra’ e cila është modeluar dhe prodhuar plotësisht me mundësi vendase dhe kombëtare. Kjo është një pajisje prototip. Në ditët në vijim kjo do të zhvillohet. Ka një proces ku duhet të miratohet nga njësitë përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë dhe njësive të tjera. Duke përshpejtuar sa më shpejt të jetë e mundur këtë proces, ne do të realizojmë prodhimin e saj në seri”, tha Akar.

“Sahra” ka një kosto shumë më të lirë se homologet e saj në botë, theksoi Akar duke shtuar se “Qëllimi ynë është të prodhojmë 500 respiratorë mekanikë në javë”.

Duke shprehur falënderimet ndaj të gjithë personave që kanë kontribuar në dizajnimin dhe prodhimin e pajisjes e cila është prodhuar me mundësi 100 për qind vendase dhe kombëtare, minsitri Akar theksoi: “Ne do të vazhdojmë t‘i realizojmë këto aktivitete në koordinimin me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që në njërën anë të plotësojmë nevojat e Forcave të Armatosura dhe në anën tjetër të popullit tonë”.

– Karakteristikat e pajisjes mekanike të frymëmarrjes “Sahra”

Pajisja “Sahra” e prodhuar plotësisht nga inxhinierët turq, nga dizajnimi e deri në programimin software ka një strukturë modulare. Me pajisjen mekanike të frymëmarrjes e cila është prodhim vendas dhe kombëtar, u sigurua që burimet të qëndrojnë brenda vendit.

Pajisja e cila ka veçorinë për sigurimin e mbështetjes themelore të frymëmarrjes, ashtu sikurse mund të përdoret për pacientët me COVID-19 me gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të frymëmarrjes dhe nivelit të ulët të oksigjenit në gjak, ajo mund të përdoret edhe tek pacientët tjerë që kanë probleme të frymëmarrjes.

Ndër fushat themelore ku “Sahra” mund të përdoret janë njësitë shëndetësore dhe të kujdesit që do të ngrihen lidhur me pandeminë, njësitë shëndetësore të kazermave ose në zonat e bazave ushtarake, spitalet fushore në terren, spitalet, njësitë e kujdesit intensiv në ambientet e urgjencave, në ambulanca dhe në shtëpi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here