34.5 C
Tirana
Monday, July 4, 2022

U arratisën nga burgu famëkeq i Alcatrazit/ A do të mundet teknologjia të zbulojë çfarë ka ndodhur me 3 ish të burgosurit e famshëm?

0

Gjashtëdhjetë vjet pasi tre të burgosur u arratisën në mënyrë spektakolare nga një nga burgjet më famëkeq të kohës, Alcatraz, autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë publikuar imazhe të tre të burgosurve dhe mënyrës së do të dukeshin tani në moshë thuajse 90-vjeçare.

Alcatraz ishte një nga burgjet e nivelit më të lartë të sigurisë, e vendosur në ishullin Alcatraz në brigjet e zonës së Gjirit të San Franciskos.

Clarence Anglin, John Anglin dhe Frank Morris u arratisën që më 11 qershor 1962 dhe që atëherë asgjë nu dihej për fatin e tyre.

Dokumentarë të shumtë janë bërë në lidhje me arratisjen e tyre spektakolare, plani i të cilëve ka kërkuar më shumë se një vit përgatitje dhe përfshinte gërmimin rreth një dere metalike ajrosjeje në qelitë e tyre, derisa përfundimisht kishin arritur të krijonin një hapësirë të mjaftueshme sa për të kaluar, për tu ngjitur në tavan e më tej për të bërë një kaluar përpara syve të rojeve.

Plani i tyre përfshinte edhe zbritje për 50 metra tubacione në zonën e dushit të burgut, ku ata planifikuan të merrnin një mjet që do ti dërgonte në brigjet larg ishullit.

Hetimet federale për arratisjen arritën në përfundimin se vëllezërit Anglin dhe Morris duhet të ishin mbytur në gjirin e San Pablos.

Por për vite me radhë, spekulimet janë shtuar se burrat mund të kenë mbijetuar dhe kanë vazhduar të jetojnë të fshehur, me teori të shumta që përmendin gjetjen e një mjeti lundrues në ishullin e Angelit, faktin që trupat e të arratisurve nuk u gjetën kurrë dhe një makinë është vjedhur në kontinent atë natë nga tre meshkuj të paidentifikuar.

Më pas, në vitin 2013, autoritetet morën një letër të shkruar me dorë që pretendonte se John mund të ishte ende gjallë, duke i detyruar autoritetet amerikane të rihapin çështjen në vitin 2018.

Është e paqartë nëse ka ndonjë zhvillim të ri në hetim, por Marshallët e SHBA-së tani kanë postuar foto të të arratisurve të cilët janë vende në kërkim, pasi i kanë kaluar në një aplikacion i cili moshon personat dhe jep një pamje të asajse si do të dukeshin ata sot, kur janë të tre rreth moshës 90 vjeçare.

Në përshkrimin për Clarence, thuhet si ai ka një tatuazh ‘Zona’ në krahun e tij të majtë dhe ‘Nita’ të bërë tatuazh në krahun e djathtë. Ai përshkruhet se ka një shenjë në pjesën e sipërme të krahut të djathtë dhe një në buzë.

Clarence, i cili u dënua me 15 vjet burg për një grabitje të armatosur banke në Kolumbia, Alabama, do të ishte sot 91 vjeç nëse do të ishte ende gjallë.

Vëllai i tij, John, përshkruhet se ka një shenjë në faqen e majtë, një tjetër në parakrah dhe një të tretë në ballë. Fotoja e tij tregon një të moshuar 84 vjeç, por nëse ai është gjallë, Gjoni do të ishte 92 vjeç sot.

Zyrtarët kanë përshkruar gjithashtu Morrisin, i cili ka përdorur më parë pseudonimet Carl Cecil Clark, Frank Laine dhe Frank Lane, duke shpjeguar se ka një tatuazh të hequr si me një tatuazh të hequr në ballë dhe shenjë në krahun e majtë dhe në bërrylin e majtë.

Ai u dënua me 14 vjet burg për një vjedhje bankare në Slidell, Luiziana, dhe autoritetet federale arritën që të sillni foton e tij vetëm në moshën 88-vjeçare, pavarësisht se nëse ai ëhstë gjallë, tashmë do të ishte 96-vjeç.

“Hetimi i vazhdueshëm i Marshallëve të SHBA për arratisjen e vitit 1962 nga burgu federal i Alkatrazit shërben si një paralajmërim për të arratisurit: se pavarësisht nga koha, ne do të vazhdojmë t’ju kërkojmë dhe t’ju sjellim para drejtësisë”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve.

Arratisja e Anglins dhe Morris nga Alkatraz ka intriguar autoritetet dhe amerikanët e zakonshëm për vite me radhë.

Zyrtarët besojnë se Morris ka qenë truri i planit, pasi ai vlerësohet nga zyrtarët e burgut se ka inteligjencë superiore.

Ai u takua fillimisht me vëllezërit Anglin në burgun federal në Atlanta, ku të gjithë po vuanin dënimin para se të transferoheshin në Alkatraz, që mendohej se kishte siguri të padepërtueshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here