U filmua duke pirë kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës del sot para SPAK

0
5

Një ditë pas publikimi të një video në media ku shihej një person që pinte kokainë në një lokal, ndërsa thuhet se është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ky i fundit do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion. “BalkanWeb” mëson se kryebashkiaku do të jape llogari para SPAK-ut sot në orën 17:00.

Kujtojmë se sot SPAK njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Allës, ndërkohë që ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Përmes reagimeve kryebashkiaku Alla pohoi se në video nuk ishte ai dhe se gjithçka ishte e montuar nga PD, ndërsa shtoi se për ekzistencën e saj kishte dijeni që një vit më parë.

Po ashtu ai tha sot se do të depozitonte një padi ndaj ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, për akuzat që ky i fundit lëshoi ndaj Allës, ku deklaroi se personi në video është kryebashkiaku i Bulqizës./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here