U infektua me koronavirus, Edi Manushi: Ditët e para ishin të qeta, por në ditën e pestë…

0
202

TIRANE

Moderatori Edi Manushi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” përmes një lidhje live, moderatori është shprehur se ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigjja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze.

Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë”, tha Manushi.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here