U kritikua pse hipi ne makinën e tij/Rama këtë herë hipën në jahtin e Erdoğan/Sinjale për fuqizim të marrëdhënieve ekonomike

0
138

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur në një takim miqësor Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në rezidencën e tij verore në Marmaris të Turqisë.

Njoftimi është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Rama ku e cilëson Erdoğan-in si një “mik të çmuar”. Përtej takimit i cili duket teje miqësor, menjëherë pas kritikave të opozitës Rama duket se këtë herë ka hipur në anijen e Presidentit të Turqisë, Erdoğan.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇹🇷

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here