U kthye në Itali pas shumë vitesh/Policia vë në pranga 50-vjeçarin shqiptar të dënuar për rrëmbim dhe shfrytëzim prostitucioni

0

Policia kufitare italiane ka vënë në pranga shqiptarin, sapo ka zbritur në aeroportin e Pizës, ndërsa po udhëtonte nga Tirana. Ai kthehej në Itali pas shumë kohësh që nuk kishte udhëtuar në këtë shtet.

50-vjeçari është arrestuar pasi ndaj tij ishte dhënë dënimi me 12 vite e gjysmë burg dhe një gjobë prej 17 mijë eurosh nga gjykata e Milanos, raportojnë mediat italiane.

Veprat penale për të cilat është dënuar shqiptari ishin të shumta, nga shoqërimi kriminal, rrëmbimi dhe shfrytëzim prostitucioni.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here