U lirua sot në mëngjes/ Pse u arrestua burri i Besa Shahinit

0
4

Është liruar deputeti i PSD-së në Kosovë Dardan Mulliqaj disa orë pas arrestimit.  Ai u arrestua sot herët në mëngjes me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, tha zëdhënësja e PSD-së.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015. Deputeti në atë kohë ka qenë sekretar organizativ  dhe njeri kyç i  Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Mulliqaj dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini kurorëzuan martesën e tyre pak kohë më parë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here