U lodhët me 4-ditë karantinë? Aurela Gaçe ka qenë 6 muaj dhe jep mesazhin më emocionues në emër të JETËS

0
4

Nëse të gjithë jemi lodhur me 4 ditë karantinë në shtëpi, atëherë fuqinë do e gjeni tek mesazhi i Aurelës. Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar një mesazh shumë të bukur dhe emocionues ku u kërkon të gjithë qytetareve të bëjnë durim në këtë periudhën ‘në emër të Jetës’. Gaçe tregon situatën ku ajo ka qenë në ‘karantinë’ për 6  muaj gjatë shtatzënisë së dytë dhe ka kaluar shumë vështirësi, dhe sot është sërish në karantinë 14 ditore larg fëmijëve të saj, pasi është kthyer nga SHBA dhe sërish ka durimin dhe mirësinë ta zbatojë të gjithë këtë për të mbrojtur jetën dhe familjen e saj.

Mbas në kohë. Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga “ditët e karantinës time ” që zgjati 6 muaj e gjysmë ,gjatë kohës që prisja vajzën e dytë.
Fotoja e parë është gjate kohës kur numëroja javët e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket që të arrinim të preknim muajin e 9 . Periudha me vigona nëpër duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja….por ,periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët m dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë . Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një jave, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua ,ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahëe, ose pa dashje t’i mund te godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë “-i thosha . Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte ,mua edhe barkun ,aty ku paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.

Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e unë s’mundesha të isha me të as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëera….ndërkohë qe mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës.
Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital.
Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë “karantinim” ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj etj, por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjeeee nga këto, në emër të “JETËS” .

E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim.Prandaj, durim o miq, në emër të “JETËS” !

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here