U përplas rëndë me kamionin, kush ishte shqiptari në Itali që mbeti i vdekur nga aksidenti fatal

0
3

Një aksident fatal ka ndodhur këtë të enjte, 13 shkurt 2020 në Ponte nelle Alpi, në zonën e La Secca, teksa një veturë u përplas dhunshëm me një automjet të tonazhit të rëndë.

Si pasojë, një i ri shqiptar ka humbur jetën dhe ai është Endri Zaimi, 25 vjeç, që jeton në Alpago dhe ishte punëtor i një kompanie. Shqiptari kishte mbaruar turnin e natës, kurse po kthehej në shtëpi, shkruajnë mediat fqinje.

Kamioni, që kishte materiale ndërtimi nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga ky aksident. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit. Viktima po drejtonte një makinë tip “Volvo V50”. Karabinierët dhe grupi i hetimit shkuan në vendngjarje për të zbardhur gjithçka./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here