U shpall në kërkim për goditjen e makinës së policisë? Reagon biznesmeni nga Elbasani

0

petrit cela

Biznesmeni Petrit Cela për të cili u tha se është shpallur në kërkim nga policia, pas përplasjes së mbrëmjes së të hënës ku një makinë e policisë u godit nga një “Audi” në pronësi të një shtetasi me iniciale P.C mohon se është i përfshirë.

Në një prononcim për mediat Çela thotë se nuk është në kërkim por se është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Ai madje rrëfen se natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi me familje.

“Është lajm i rremë. Nuk isha i shpallur në kërkim, shkova në polici. Jam shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime. Natën e incidentit, tregu ishte i mbyllur. Roja i tregut nuk e hapi derën, më telefonoi mua. Kur ndodhi ngjarja unë isha pranë familjes sime. Shkova hapa derën e tregut, policia u soll korrekt” ka deklaruar Çela.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here