U trajtua në spital pas shqetësimeve që shfaqi, zyra e presidentit Thaçi jep detaje për gjendjen tij

0
6

Pas nje trajtimi ne spital, presidenti i Kosoves, Hashim Thaci eshte derguar ne banese.

Lajmin e ka bere me dije zyra e presidentit, duke njoftuar se “pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë”.

Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar.

Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here