U vra me armë zjarri, kush është 29-vjeçari nga Kavaja që mbeti viktimë(FOTO)

0
4

Një vrasje me armë zjarri tronditi këtë mbrëmje qytetin e Kavajës.

Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Marjus Ismailaj që u vra me armë gjahu nga 60-vjeçari Xhevdet Leçini, pas një konflikti për motive banale, teksa të dy ishin nënë efektin e alkoolit.

Por, kush është i riu që mbeti viktimë?
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se 29-vjeçari ishte një emër i njohur i njohur për policinë. Në vitin 2012, Ismailaj është arrestuar së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj, për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 29 korrik 2012, ku Ismailaj bashkë me shokun e tij kishin plagosur rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive. Gjithashtu, siç raporton gazetarja Bezat, i riu kishte precedent penal edhe për vjedhje./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here