U vra nga ish-bashkëshorti i partneres,daja i 23-vjeçarit: Gabimi i tij ishte që dashuroi

0

Pas krimit të rëndë në Itali, ku 41-vjeçari Viron Karrabolaj vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj dhe partnerin e saj 23-vjeçar Flonio Mërkuri, kanë reaguar familjarët e këtij të fundit.

Në një prononcim për “News 24” daja i 23-vjeçarit Tajar Osmani ka thënë se vrasja ishte e pabesë dhe se mes nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka pasur konflikt më parë. Osmani thotë se lidhja e tyre që kishte nisur prej tre vitesh ishte e njohur nga të dyja familjet. Daja i të riut shprehet se gabimi i vetëm që nipi i tij bëri ishte që dashuroi.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here