Udhëzimi/ Nisën aplikimet për subvencionim të 50% të faturës për blerje anije peshkimi dhe rinovim infrastrukture

0

Për herë të parë këtë vit sektori i peshkimit mbështetet me subvencione nga skema kombëtare e bujqësisë.

Nga 2 maji nisën aplikimet për përfitimin e fondeve në mbështetje të sektorit të peshkimit, për blerjen e anijeve të peshkimit apo për rinovim të infrastrukturës të tyre. Aplikimet për masat mbështetëse 8 për subvencionim 50% të vlerës të blerjes së anijes së peshkimit dhe Masës 9 për subvencionim 50% për rinovimin e infrastrukturës së anijes do të zgjasin 1 muaj deri më 2 qershor 2022.

Për sektorin e peshkimit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka rritur edhe vlerën e përfitimit që do të përdoret për rinovimin e infrastrukturës së anijes të peshkimit. Ndryshimet e udhëzimit për kriteret e shpërndarjes të fondit nga programi për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2022 janë botuar në Fletoren Zyrtare.

Masa 9 e udhëzimit të mëparshëm parashikonte se për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7,250,000 lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt.

Me ndryshimet e miratuara masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 13,500,000 lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 mln lekë për subjekt.

Gjithashtu është rritur kufiri i lejuar për mbështetjen me fonde për blerjen e motorit të ri të anijes të peshkimit nga 4 mln lekë në 7 mln lekë dhe të pjesëve të tjera të këmbimit. Subjektet aplikuese për rinovimin e infrastrukturës të anijeve të peshkimit nevojitet që lista e zërave të punimeve për njësi dhe volum të jetë e shoqëruar me specifikimet teknike, e miratuar nga Regjistri Detar Shqiptar.

Udhëzimi i miratuar në shkurt të këtij viti parashikon dhënien e subvencioneve nëpërmjet 13 masave për sektorin e serave, blegtorisë, peshkimit, shpërndarjen e naftës pa akcizë për fermerët, mbështetjen për ndërtimin e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe dixhitalizimin e bujqësisë.

Në aktin nënligjor janë bërë ndryshime edhe për mbështetjen për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror do të jetë në vlerën e jo më shumë se 30 mln lekëve për subjekt, ndërsa më përpara përcaktohej vlera e financimit vetëm për njësi ndërtimi./Monitor

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here