“Unë flas kur dua”, Ronaldo shfryn sërish: Botërori?

0

C.Ronaldo shfryn sërish, këtë herë nga Katari, ku në konferencë për shtyp, iu kthye ashpër gazetarëve që e pyetën në lidhje me deklaratat e tij të fundit, apo raportin me disa lojtarë si Bruno Ferendes dhe Cancelo-n:

“Mjaft pyetet shokët e mi për mua. Unë flas kur dua, shpesh ju shkruani të vërtetën, shpesh thoni gënjeshtra. Të gjithë më njohin, të gjithë e dinë se unë them atë që mendoj”, u shpreh Ronaldo duke u ndalur më pas te Botërori:

“Të fitoj Botërorin do të ishte diçka e jashtëzakonshme, një çmenduri, por Kupën mund ta ngrejë lart vetëm një skuadër, përpara nesh janë përfaqësuese si Brazili, Argjentina, Franca, Anglia, Spanja apo Gjermania. Ne, edhe në 2016 vërtetuam se mund të besojmë të gjithë. Këtë vit Portugalia ka një miks të mirë lojtarësh, me të rinj dhe ekspertë. Unë personalisht nuk ndjek rekordet, rekordet vijnë. Lexoj edhe mediat që shkruajnë se jam në fund të karrierës, edhe kjo më bën për të qeshur. Jam 37 vjeç dhe nuk më duhet t’i tregoj asgjë askujt”, u shpreh ndër të tjera Ronaldo.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here