Ushtria shqiptare mësim të mirë ndaj grekëve/Ja si sillen me refugjatët

0
3

Kohët e fundit jemi njohur me përdorimin e forcës nga ana e ushtrisë greke dhe forcave të sigurisë së këtij vendi kundër refugjatëve që mundohen të kalojnë kufirin nga Turqia për të shkuar më tej drejt Evropës për një jetë më të mirë. Qindra mijëra refugjatë ndodhen në kufirin grek, vend në të cilin janë përballur me gazin lotsjellës, plumbat dhe shkopinjtë e gomës.
Në Shqipëri ndodh e kundërta. Ushtria shqiptare gjatë ditës së sotme ka ndaluar disa refugjatë në Shkodër, por në vend të shkopit të gomës, gazit lotsjellës apo dhunës, ata ofrojnë ushqime ndaj refugjatëve që duken shumë të lodhur.
Veprimi i ushtrisë shqiptare për një kohë shumë të shkurtër është përhapur shumë shpejt në rrjetet sociale dhe ka fituar pëlqimin dhe përkrahjen e shumë shqiptarëve.
Kujtojmë se më shumë se 3.5 milionë refugjatë gjenden në Turqi për shkak të luftës në Siri. Megjithëse në Turqi ata kanë kushte të mira jetese, shumë prej tyre kërkojnë të shkojnë drejt vendeve të Evropës për një të ardhme më të mirë. Por shumë vende të Evropës janë shprehur kundër pranimit të tyre, madje kohët e fundit ekstremet e djathtë janë rritur shumë për shkak të ardhjes së refugjatëve.

Super-gjest i ushtarëve në Shkodër/ U japin për të ngrënë refugjatëve

Super-gjest i ushtarëve në Shkodër/ U japin për të ngrënë refugjatëve

Posted by VIZION PLUS on Saturday, March 21, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here