Valteri sërish në SPAK për Ilir Metën: Solla prova të reja për pagesat e lobimit në SHBA! Prokuroria e Posaçme nuk ka çfarë pret, të arrestojë ish-Presidentin

0

Halit Valteri ka paraqitur të tjera prova për Ilir Metën në SPAK dhe kërkon që prokuroria e Posacme të kërkojë arrestimin e ish presidentit.

 

“Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e koorporatës “Lëvizja Socialiste për Integrim”, ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare. Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura NGA vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese “Dutko”, ku e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA.

Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë, kemi sjellë dhe të tjera së bashku me sqarime të bëra për pika në dosje. Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra nga fara dhe SPAK nuk ka cfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës. Nuk jam i autorizuar të them se ku ka arritur puna e SPAK, por di që ka ecur para. Meta është nën hetim dhe së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar”, tha Valteri.

Sa i përket daljeve publike të Metës dhe Kryemadhit që thonë se Valteri po përdoret për t’i sulmuar, deputeti i përgjigjet duke thënë se shpreson që SPAK të vijojë hetimet.

“Sa herë ka diçka kundër familjes Kryemadhi, është gjithmonë dkush që është kundërshtar i tyre. Lufta me inceneratorët vijon. Shpresoj që SPAK të vijojë të hapë petët e byrekut. Nuk dua t’i futem punës së si anatemohem por kushdo që ka kurajon të denoncojë familjen më të korruptuar në Shqipëri që ka zhvatur për të jetuar në luks”, tha Valteri.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here