Vazhdon intervenimi nga ajri dhe toka ndaj zjarrit që shpërtheu në zonë pyjore në rrethin Marmaris të qytetit Muğla të Türkiye-s (Turqi).
Ende vazhdon zjarri që shpërtheu më 21 qershor në zonë pyjore në Bördübet.
Punonjësit e pyllit dhe ekipet zjarrfikëse gjatë gjithë natës intervenuan ndaj zjarrit.
Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit filloi edhe intervenimi nga ajri.
Ekipet punojnë intensivisht për të shtuar zjarrin.
Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, si dhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ndjekin punimet nga qendra e krizës./AA