Vazhdon drama në Egje/Turqia shpëton 125 azil kërkues

0
3

Gjithsej 125 azilkërkues janë shpëtuar në brigjet turke të Egjeut, thanë burime të sigurisë.

Ekipet e Rojes Bregdetare turke shpëtuan grupin e njerëzve të cilët ishin në gomone, të cilat ishin drejtuar në ujërat territoriale turke nga Garda Bregdetare Greke, thanë burimet, të cilat kërkojnë të mbesin anonime për shkak të kufizimeve për prononcim për media.

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Në fund të muajit të kaluar, Turqia njoftoi se më nuk do të ndalonte azilkërkuesit të arrijnë në Evropë përmes rrugës tokësore, përderisa ndaloi kalimin me anije dhe e cilësoi si shumë të rrezikshëm.

Turqia aktualisht strehon mbi 3,7 milionë sirianë, duke u bërë kështu shteti që strehon më shumë refugjatë në botë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here