Vdekja e 3 fëmijëve në Sri Lanka, flet babai miliarder

0
4

Pronari i miliarder  i Asos i cili humbi tre nga katër fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës e ka përshkruar humbjen si krejtësisht të pakuptueshme, por tha se është ‘thellësisht mirënjohës’ për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.

Anders Holch Povlsen konfirmoi se biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet që synonin të krishterët dhe turistët e huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi.

Njerëzit ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të ndezur pishtarë, për të kënduar këngë, për të lexuar lutjet dhe për të mbajtur një heshtje dy minutëshe nga respekti për të vdekurit. Ndërkohë një tjetër shërbim përkujtimor u mbajt në Stavtrup, në periferi të Aarhus, ku jeton familja.

Përkujtime u mbajtën gjithashtu të mërkurën në kryeqytetin e Kopenhagës dhe në qytetin e tretë më të madh Odensë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here