Vdekja e tij pikëlloi aktoren Beren Saat

0
4

Vdekja e papritur e artistit dhe fotografit Aykut Comert ka tronditur thellë
botën e showbizit në Turqi.
Comert ndërroi jetë të enjten në moshën 38-vjeçare, pasi humbi betejën
me kancerin.
Mesazhe ngushëllimi për Comert publikuan në rrjetet sociale emra të
njohur në Turqi, mes të cilëve edhe mikja e tij e ngushtë, aktorja Beren
Saat.
Është shumë e vështirë të gjesh dikë që ndez një dritë për ty në kohë të
vështira, shkruan Saat, në mesazhin e saj të ndjerë për 38-vjeçarin.
“Është pothuajse e pamundur që të gjesh dikë që të qëndrojë krah teje në
heshtje kur arratisesh drejt errësirës, e madje të të bëjë që në atë gjendje
të qeshesh më të madhe. Mallëngjimi për ty nuk do të përfundojë kurrë
shok i dashur. Vallëzo me yjet edhe për mua”, shkruan Saat. /tvklan.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here