Vdes nga kanceri aktori i serialit “Pasionet e Fshehta”, Sebastian Boscan

0

Është bërë e ditur se ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare aktori kolumbian, Sebastian Boscan, i cili mbahet mend më shumë për rolin e tij në serialin “Pasionet e Fshehta”.

Informacioni i parë rreth vdekjes është njoftuar nga gazetari Carlos Ochoa, mik i ngushtë i aktorit, teksa ka ndarë një mesazh emocionues për të ndjerin.

“Vdekja juaj ma lëndon shpirtin. Faleminderit mik për kaq shumë personazhe të paharrueshme. Duket e pabesueshme ta thuash këtë. Pusho në paqe Sebastian”, thuhet në postimin e tij.

Ndërron jetë aktori Sebastian Boscan

Lidhur me shkaqet e vdekjes, Carlos raportoi se ishte si pasojë e kancerit të stomakut kundër të cilit humbi betejën natën e 28 nëntorit, në Medellin.

Pavarësisht se Boscan kishte thënë se nuk do të ishte pjesë e sezonit të dytë të “Pasion de Gavilanes”, një video bëri që shumë njerëz të mendojnë se ai do të kthehej.

Cilët nga aktorët e serialit nuk do jenë sërish në “Pasion de Gavilanes 2”?

I njëjti e filloi karrierën në televizion në vitin 2002 me një rol në telenovelën kolumbiane “La Venganza”, ku luajti personazhin e Marco Tulio Valerugo. Më vonë, ai pati mundësinë të merrte pjesë në projekte të tjera të njohura që u bënë për publikun kolumbian dhe latin.

Ndërron jetë aktori Sebastian Boscan

Ndër projektet më të rëndësishme në të cilat mori pjesë Boscan janë: “La Ley del Corazon”, “Bloque de Busqueda”, “El Estilista”, “Tres Caines”, “La Reina del Sur”, “Tiempo final”, etj.

Kujtojmë që sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta” do të rikthehet në vitin 2022. /Telegrafi/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here