Veliaj: Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë do të jetë falas

0

Hyrja në koncertin e Dua Lipës në Tiranë më 28 nëntor do të jetë falas. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste televizive.

Veliaj tha se hyrja për në koncert do të fillojë nga ora 18:00 deri në orën 20:00, ndërsa u shpreh optimist për pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në koncert.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turin e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete. Do të hapet sheshi për të hyrë që nga ora 18:00 që të fillojë koncerti në orën 20:00. Do sigurohemi që të ketë siguri dhe mjaftueshëm vende për të hyrë, sepse parashikohen qindra mijëra të rinj që do vijnë në Tiranë. Janë zënë të gjitha dhomat, kështu që shumë prej atyre që rezervojnë në minutë të fundit do duhet të sistemohen me Air BNB ose edhe në konviktet tona apo te miqtë e tyre. Duam të jetë një festë e madhe. Me Duan kemi përgatitur edhe disa aktivitete të tjera, për të frymëzuar historinë e dikujt që jo me llafe, por me punë i ka arritur gjërat”, tha Veliaj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here