Vendimi i qeverisë/ Ja si mund të merrni certifikatat online

0

Certifikatat personale dhe ato familjare do të tërhiqen online. Vendimi i një ditë më parë i marrë në mbledhjen e qeverisë synon që ky shërbim të funksionojë online duke reduktuar rradhët dhe burokracitë institucionale. Qytetit i parë që do të zbatojë këtë projekt është Tirana e cila ka disa muaj që po punon përmes sistemit e –kioskë. Përmes kartës së identitetit, qytetarët do të printojnë certifikata online dhe dokumente të tjera në 24 orë.

Në mbledhjen e para të qeverisë, një ndër vendimet e marra është  certifikatave personale, familjare të tërhiqen online dhe jo më në gjendjet civile.

Kjo me qëllim shmangien e rradhëve në gjendjet civile dhe burokracitë në institucione. Të dhënat zyrtare tregojnë se në një vit, në këto sportele tërhiqen 4.5 mln certifikata, numër më i lartë se vendet e rajonit dhe ato fqinje.

Pavarësisht se ende nuk ka informacione të detajuar si do të funksionojë sistemi dhe kur ai do të jetë gati, në përshpypjet e para qytetarët e shohin si inicativë pozitive për shkurtimin e kohës dhe mundësinë e tërheqjes së tyre në 24 orë.

Për ndërtimin e sistemit online në të gjithë njësitë administrative duhen muaj kohë, ndërkohë që qyteti i parë në vend që do të implementojë shërbimet online të certifikatave dhe 60 shërbime të tjera është Bashkia e Tiranës.

Drejtori i IT, Ermir Puka, tha se gjithçka do të funksionojë përmes sistemit e-kioskë që do të jetë tip bankomati siç janë aktualisht ato të bankave, ku me anë të kartës së identitetit personat mund të pritojnë certifikatat e tyre.

Ermir Puka: Kjo do të jetë një kioskë që do të ndodhet pranë njësive administrative dhe do të jetë 24 orë e hapur në shtatë ditë që ka java, për njerëzit që janë familjarë me tërheqjen e parave nga bankomatet. Ti do kryesh një pagesë 50-100 lekë, do të identifikohesh me kartën e identitetit, do të zgjedhësh llojin e certifikatës që do dhe më pas do të printohet.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më zyra të gjendjes civile, përkundrazi personeli që do të asistojnë qytetarët, kur këta ende nuk janë adoptuar mirë me teknologjinë.

Ermir Puka: Nuk ka ndërmend asnjeri që të heqë sportelin, do të ekzistojnë të dyja, edhe ndërveprimi njerëzor, edhe ndërveprimi me makinerinë.

Certifikatat do të lëshohen me nënshkrimin dhe vulën elektronike të gjendjes civile.onews

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here