Vetëm 37% e shqiptarëve kanë besim ose besim të plotë tek Policia e Shtetit

0

Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se kishte diskutuar me të edhe për rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut.

Po sa besim kanë shqiptarët tek Policia e Shtetit?

Rreth 37% kanë besim ose besim të plotë tek Policia e Shtetit, ndërsa rreth 29% kanë deri diku besim tek ajo. Nga ana tjetër, rreth 34% kanë pak ose aspak besim tek Policia e Shtetit. Kështu rezultoi nga një sondazh i zhvilluar në terren anekënd Shqipërisë, si pjesë e një studimi të gjerë ballkanik (sondazhi u krye para ndërrimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit (shihni tabelën shoqëruese).

Tek votuesit socialistë, niveli i besimit është ndjeshëm më i lartë – rreth 57% e tyre kanë besim ose besim të plotë tek Policia e Shtetit, ndërsa rreth 14% kanë pak ose aspak besim tek ajo.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here