VIDEO- Bypassi i Vlorës, Rama: Skenë spektakli natyror, segment i rëndësishëm

0

TIRANË– Këtë sezon turistik do të hapet Bypassi i Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e nga procesi i punimeve, i cili është ende në vijim e sipër. Rama thotë se ky do të jetë një nga segmentet më të rëndësishme për qarkullimin gjatë sezonit veror.

‘Miremengjes dhe me Bypass-in e Vlorës që do të hapet përfundimisht në këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin gjatë verës sidomos, po edhe si një tjetër skenë spektakli natyror, ju uroj një ditë të mbarë’– shkruan Rama.

Vitin e kaluar, më 15 korrik bypass i Vlorës u hap në mënyrë provizore vetëm për sezonin turistik ndërsa këtë sezon do të përfundojnë punimet duke e bërë të aksesueshëm aksin.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here